Trajneri i Bullgarisë ka këto fjalë për Kosovën

Trajneri i Bullgarisë ka këto fjalë për Kosovën
19:13 | 9 Qershor 2019

Bullgaria është nesër mysafire e Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Vasil Levski”, bullgarët e presin nesër Kosovën pas humbjes 2:1 nga Republika e Çekisë të premten në Pragë.

Ndërkaq, Kosova e nis këtë ndeshje pas barazimit 1:1 në Podgoricë kundër Malit të Zi.

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Bullgarisë, Krassimir Balakov është i vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër “Dardanëve”.

“Do të jetë një ndeshje tejet e vështirë, por ne kemi nevojë ta fitojmë atë nëse duam të kemi ende gjasa për kualifikim”, u shpreh fillimisht Balakov.

“Kosova nuk i frikësohet askujt. Unë e njoh trajnerin e tyre mjaft mirë”, vlerësoi Balakov.

Ndeshja e nesërme mes Bullgarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45.

[embedded content]

TAGS