Trajneri i Feronikelit flet pas suksesit historik

Trajneri i Feronikelit flet pas suksesit historik
23:15 | 28 Qershor 2019

Trajneri i KF Feronikelit, Zekerija Ramadani, është shprehur tejet i lumtur për suksesin e skuadrës së tij.

Kampionët e Kosovës kanë siguruar kalimin në fazën e parë të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:1 ndaj Santa Coloma në parakualifime.

KF Feronikeli pothuajse gjithë pjesën e dytë e zhvilloi me një lojtar më pak, teksa ishte edhe në disavantazh prej 0-1, por që arriti të përmbyste gjithçka për 2:1.

“Si duket ai karton i kuq na zgjoi nga ajo anomali, dhe pas atij momenti lojtarët u transformuan. I uroj për lojën e mirë dhe mendoj se treguam kualitet dhe treguam se e duam klubin dhe jemi në gjendje të japim gjithçka. Uratat më të mëdha shkojnë për lojtarët”, tha Ramadani./Lajmi.net/

TAGS