Trajneri i ri i Kombëtares mbërrin në Tiranë, sot bëhet prezantimi i tij

Trajneri i ri i Kombëtares mbërrin në Tiranë, sot bëhet prezantimi i tij

Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, ka mbërritur në Tiranë, për t’u prezantuar si trajner i kuqezinjve.

Në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, pasditen e sotme ka mbërritur trajneri italian, Edy Reja.

Edoardo “Edy” Reja është emri i përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit për të drejtuar skuadrën kuqezi në kualifikueset për Kampionatin Evropian të vitit 2020, duke zëvendësuar në stol bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, të shkarkuar pas humbjes që Shqipëria pësoi me Turqinë më 22 mars.

Reja është emër i njohur për futbollin italian, pasi në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Lazio dhe Napoli, shkruan lajmi.net.

Top Chanel raporton se prezantimi zyrtar i trajnerit do të bëhet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS