Trajneri i Valencias: Nuk kam fjetur fare duke menduar si ta ndal Messin

Trajneri i Valencias: Nuk kam fjetur fare duke menduar si ta ndal Messin
13:25 | 23 Maj 2019

Nuk është më sekret për çdo trajner që do ta ketë përballë Leo Messin e që shpenzon disa ditë përgatitje për ta gjetur një zgjidhje për ta ndalur atë.

Njëri ndër ta është edhe ai i Valencias, Marcelino, i cili do ta ketë përballë yllin argjentinas të shtunën në finalen e Kupës së Mbretit.

Nëse Valencia kërkon rezultat pozitiv, ata kanë nevojë të bllokojnë pesë herë fituesin e Topit të Artë dhe kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, transmeton lajmi.net.

Në dy ndeshjet e këtij sezoni në La Liga, Valencia mori kryesimin së pari – por ata më pas ranë viktimë e futbollistit të pandalshëm Leo Messi.

“Çelësi është që Messi të bëjë pak në ndeshje’’, tha Marcelino. “Problemi është se edhe nëse ai duket pak në fushë, veprimet e tij kanë një ndikim vendimtar”.

Më pas trajneri i Valencias e pranoi që ditëve të fundit nuk ka bërë gjumë të rehatshëm, duke menduar për finalen e së shtunës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS