13 Mars 2019 / 15:16
Trajnim i përbashkët i ARM-së dhe armatës amerikane realizohet sot në poligonin e Armatës Krivollak. Majori Goran Shutevski, zëvendëskomandant i Batalionit të dytë në Brigadën e parë të armatës sonë, informon se ata marrin pjesë me dy reparte minahedhëse prej 120 milimetra. Trajnimi ishte me municion luftarak.
“Dy repartet tona minahedhëse me pjesëtarët e repartit minahedhës amerikan kanë kryer përkrahje të zjarrtë të njësisë amerikane të këmbësorisë. Gjatë këtij trajnimi, që ka zgjatur gjashtë ditë dhe përfundon sot, është konstatuar se procedurat tona janë kompatibile me ato amerikane dhe me NATO-n dhe ne mundemi lirshëm të jemi të sigurt se njësitë tona të ekipit të tillë mund të përgjigjen në të gjitha sfidat”, theksoi Shutevski.
Toni Janevski, zëdhënës i Shtatmadhorisë, sqaroi se kjo është hera e dytë që forcat aleate amerikane, të cilat në tërësi janë forca të brigadës multinacionale Lindje, nga forcat e KFOR-it, të kenë aktivitete trajnuese me qitje luftarake.
“Fillojmë një plan më dinamik për shfrytëzimin e poligonit të armatës Krivollak për lloj të tillë të trajnimeve, që në tërësi janë përbërë nga gjuajtjet artilerike dhe nga gjuajtjet e aviacionit, me helikopterë të tipit “uh 40″, me çka ne konfirmohemi si partnerë, se mundemi si partnerë të barabartë dhe anëtarë të ardhshëm të NATO-s të marrim pjesë në lloj të tillë të përkrahjes së aktiviteteve trajnuese të forcave aleate, në këtë rast ajo është armata e SHBA-së”, tha Janevski.
Pjesa tjetër e trajnimit është kryerje e pavarur e SHBA-së dhe do të zgjasë deri më 23 mars.
Janevski theksoi se me këtë konfirmohen edhe kapacitetet dhe mundësitë e Krivollakut për aktivitete të mëdha trajnuese.
Në konferencën për shtyp përfaqësuesit e KFOR-it, Roj Makaraeg dhe Zoran Jankoviq, shprehën kënaqësi nga vetë trajnimi dhe bashkëpunimi, si dhe nga gatishmëria e të dy armatave për sfida të tilla dhe të ngjashme ushtarake./MIA/
Loading…