23 June 2018 / 16:12
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me spitalin Acibadem Sistina, Brigadën e Zjarrfikësve dhe Kryqin e Kuq, sot zhvilluan trajnime për mbrojtje nga katastrofat natyrore dhe evakuimin e pacientëve në rast të tërmetit apo fatkeqësie tjetër natyrore. Në këtë stërvitje u theksua rëndësia e kujdesit dhe shpëtimi të pacientëve. Ngjarja e organizuar dukej reale. Me një skenar të improvizuar, të një tërmeti prej 5.8 ballëve të shkallës Rihter, zjarrit në ndërtesë ku kishte 20 të lënduar, të gjithë pacientët u evakuuan me sukses.
Nga ekipet për evakuim të spitalit kanë marrë pjesë 4 ekipe dhe anëtarët e sigurimit. Zona e kuqe është vendi ku janë të vendosur pacientët më të dëmtuar dhe lënduar, zona e verdhe pacientët me lëndime më të lehta, në zonën e gjelbër jepet ndihma e parë dhe zona e kaltër qëndrojnë personat për marrëdhënie me publikun dhe familjarët për të marrë informacione për gjendjen e viktimave – deklaroi Marjan Janeski, Drejtues i shtabit për shpëtim në Spitalin Aci Badem Sistina.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka marrë pjesë me 2 ekipe. Njëri ekip ishte për nxjerrjen e personave nga rrënojat dhe tjetri ishte për kalim përmes ujit. Dua të them se spitali Acibadem Sistina është në përparësi nga institucionet e tjera shëndetësore në vend. Zonat e vendosura me ngjyre siç e shihni e lehtësojnë shumë punën edhe për të punësuarit por edhe për ekipet e shpëtimit -tha Sllobodan Vukoviq,Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim .
Alsat-M