6 September 2018 / 18:33
Marrëveshja e Prespës i hapë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan në letrën që presidenti amerikan Donalld Tramp i ka dërguar homologut të tij Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 Shtatori. “Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike nga Prespa e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të posaçme”, thuhet në letrën e presidentit Tramp të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Shkup.