13 April 2018 / 13:14
Në rastin “Transporter” nga ana e avokatëve mbrojtës është kërkuar përjashtim i këshillit gjyqësor. Siç njofton gjykata, avokati Dimitar Dengov ka dërguar kërkesë me shkrim për përjashtim të gjykatësve 15 minuta para fillimit të seancës gjyqësore.
Ky është procesi i katërt gjyqësor nga aktakuzat e PSP-së ku avokatët kërkojnë përjashtimin e gjykatësve, më parë kanë kërkuar në rastet “Tank”, “TNT” dhe “Titanik”.
Në këtë rast ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.