Tre orë pasi theu këmbën në malin e Tomorrit, sillet helikopteri për alpinistin

Tre orë pasi theu këmbën në malin e Tomorrit, sillet helikopteri për alpinistin

Ministria e Mbrojtjes ka nisur helikopterin e Forcave Ajrore, për të bërë të mundur transportimin e alpinisitit që theu këmbën teksa eksploronte Malin e Tomorrit.

Tre orë pas ngjarjes, në njoftimin zyrtar, thuhet se alpinisti i dëmtuar do të transportohet drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Alpinisti, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte shkuar së bashku me tre alpinistë të tjerë për të eksploruar malin e Tomorrit.

Ata ishin nisur mëngjesin e sotëm nga Qafa e Dardhës në Librazhd, por gjatë ecjes në mal, ai rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën. Ndihmën e parë, alpinisti e mori nga bashkëudhëtarët e tij./abcnews.al