Gjykata Penale në Shkup i ka shqiptuar dënim me burg prej tre vitesh Stojan Pavlevski, një nga pjesëmarrësit 27 prill e përgjakshëm të vitit të kaluar në Kuvend.
”Unë ia shpëtova jetën Selës, nuk prisja dënim me burg,” ka thënë Pavlevski pas shqiptimit të dënimit.
Gjykatësja shpjegoi se pse i është shqiptuar dënim me burg, duke theksuar se Pavlevski i pari kishte filluar sulmin ndaj deputetëve, pasi turma ishte futur në sallën e konferencës.
Në dënim do të përfshihet dhe koha që ka kaluar Pavlevski në paraburgim. Ai paraljmëroi se do të ankohet për dënimin e shqiptuar./Almakos