Tre vjet pas protestave “Të larmët” të dëshpëruar, bluzat e PPS-së, mund të shërbejnë për pastrim të pluhurit

Tre vjet pas protestave “Të larmët” të dëshpëruar, bluzat e PPS-së, mund të shërbejnë për pastrim të pluhurit

“Vjedhës”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Liri” . . . Këta janë sloganet e njohur që çdo ditë dëgjoheshin në rrugët e qendrës së qytetit. “Revolucioni i larmë” padyshim ishte ngjarja që e shënoi vitin 2016 në Maqedoni. Qindra qytetarë çdo ditë mblidheshin para ndërtesës së PPS-së, në orën 18. Kërkonin që Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e PPS-së. Njëra nga to ishte edhe Irena Steriovska. Tre vjet pas protestave, ajo thotë se Katica Janeva e humbi shansin që të jetë simbol i drejtësisë. Pyetjes se a do ta gris bluzën e PPS-së, ajo thotë se bluzat e tilla mund të shërbejnë vetëm për pastrim të pluhurit.

“Unë nuk kam pasur bluzë të tillë. Pikërisht dje me miqtë bënim shaka. Ndoshta doli më mirë që skam bluzë të tillë. Ajo për momentin do të shërbente vetëm për të fshirë pluhurin, ndërsa është marrëzi që të fshish pluhurin me ideale”, tha Irena Sterovska, aktiviste.

Biljana Bejkova thotë se rasti me prokuroren speciale Katica Janevën është dëshpërim.

“Kjo me PPS-në na dëshpëroi, konkretisht me Katica Janevën. Andaj dua të them se edhe përkundër dëshpërimit ne qytetarët mbetemi me të njëjtat kërkesa. Vlerësoj se PPS si institucion, si Prokurori speciale duhet të ekzistojë, duhet të kalojnë filtra të ri. Njerëzit që janë të punësuar dhe personi i cili do të vijë në krye të këtij institucionit duhet të gjejë zgjidhje adekuate për PPS-në. Edhe PPS-ja të përfundojë atë që ka filluar dhe të shohim pak drejtësi në këtë vend”, u shpreh Biljana Bejkova, aktiviste.

Aktivistët e “Revolucionit të larmët” nuk planifikojnë të protestojnë për ngjarjet e fundit. Përndryshe një pjesë e protestuesve u punësuan në institucione të ndryshme dhe në Qeveri. Revolucioni i larmë do të mbahet mend për atë që lyente rrugët dhe institucionet, mes të cilave edhe Kuvendin dhe Qeverinë. Protestuesve ende u arrijnë dënime për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta