18 Janar 2019 / 15:53
Shumë tregje të gjelbra në vend sot u gjenden nën dry për shkak se pazarxhinjtë protestuan kundër Ligjit të ri për tregti i cili hyri në fuqi në fillim të vitit. Ligji i ri për tregjet e gjelbra që kundërshtohet ashpër nga tregtarët parasheh që çdo tregtar që dëshiron të vazhdojë punën në treg paraprakisht të sigurojë licencë për tezgën të cilën do ta shfrytëzojë, ndërsa një licencë do të vlejë vetëm për një tezgë. Në shenjë revolte dhe duke kërkuar që Ligji të tërhiqet, pazarxhinjtë për disa orë bllokuan rrugën në Bit Pazar për të vazhduar me protesta para Kuvendit.
Ligjin le ta tërheqin edhe ne për këtë qeveri nuk votojmë aspak pa i plotësu të drejtat tona, kur ishte puna për vota vinin te “Skopski Pazari” dhe kërkonin votat tona. Sot I mori votat, për ne nuk po mendon kërkush, duhet e drejta jonë, temperatura jeni duke e parë sa është -20, 4-5 ditë me nji mall jemi, tezgën ka tre muaj që nuk e km pagu, populli nuk ka bugë me hangër, çfarë licence kërkon ai.
Që 10 vjet ne nuk jemi duke kërku licenca, ne jemi duke kërku që të tërhiqen ato që shesin në të zezë edhe mu rindërtu pazari…Tatimet personale I paguajmë për çdo vjet, tezgat paguhen , ne nuk jemi duke shit këtu drogë, marulla, domate jemi duke shit”.
Kur u bë marrëveshja me pushtetin, ne u morëm vesh dhe na u premtua që derisa nuk anëtarësohemi në Bashkimin Evropian të mos ndryshohet asnjë ligj që ka të bëj me tregjet. Kjo është një, ndërsa puna tjetër këtë e them sinqerisht, unë me 40 vjet stazh shkoj me 200-400 denarë në shtëpi po çfarë bën ai që është me 5 ose 10 vjet stazh”.
Zaevi ato që i premtoi që do të bëj jetë për çdo kënd, çfarë jete, vetëm për të pasurit, e çfarë të bëjnë të varfrit, kjo nuk është drejtësi, kjo bëhet kur ka punë, ne mezi që dalim në skaj, prej xhepit tash pesë muaj i paguajmë tezgat e çfarë licence e tatime tjera, nuk mund të bëhet se s’ka pune”.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi I cili shumë herë u kritikuar për këto ndryshime ligjore u shfajësua duke thënë se zgjidhjen e këtij problemi, pazarxhinjtë duhet ta kërkojnë në Kuvend dhe tek propozuesit e këtyre ndryshimeve.
Sa për shtyrjen e Ligjit unë u kam drejtuar shumë drejt që atë mund ta bëj vetëm Kuvendi por shtuar këtu dhe mar parasysh faktin se ky ligj është propozuar drejtpërdrejt nga një grup deputetësh, ata duhet të drejtohen pikërisht te propozuesit dhe kuvendi I Maqedonisë dhe nëse vendoset që ta shtyjnë implementimin e ligjit për tregjet e gjelbra ne si ministri do ti zbatojmë dispozitat ligjore siç i kemi zbatuar dispozitat ligjore edhe me prurjen e akteve nen ligjore dhe rregullore- deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministwr I Ekonomise
Sipas Ligjit të ri, tezga me qira mund të marrin vetëm personat e papunë që janë të regjistruar në regjistrin e Odës së tregtarëve, persona fizik që janë të regjistruar si tregtarë me pakicë nëpër tregjet e gjelbra. Mund të punojnë edhe personat që kanë marrëdhënie të rregullt pune, por që merren me veprimtari bujqësore. Gjithashtu, pazarxhnjtë nuk pajtohen që pensionistët të largohen nga tregjet pasi në këtë mënyrë numri i shitësve do të ulej për 30% si dhe janë kundër që licencat t’i ndajë vetëm Oda e tregtarëve.
Melihate Rustemi
Loading…