Trejsi Sejdini flet për të dashurin në kërkim: Më vjen turp, nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt

Trejsi Sejdini flet për të dashurin në kërkim: Më vjen turp, nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt

“Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini, e cila njihet edhe si “gangsterja e Elbasanit”, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për të dashurin e saj “boss”, Leonard Duka, i cili është shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë. Trejsi Sejdini ka qenë për muaj të tërë në qendër të vëmendjes, për shkak të problemeve me drejtësinë, por edhe të dashurin të saj, i njohur si “boss” droge.





Për here të parë pas këtij skandali, Trejsi vendos të prononcohet në emisionin “Glamour Zone”, ku shprehet se ndryshe nga si publiku dhe mediat e kanë etiketuar, ajo nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

Ke qenë pjesë e skandaleve për një kohë të gjatë, dhe ashtu siç ti the, emri yt është keqpërdorur. Cila është e vërteta?

Trejsi Sejdini: E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta.Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme.

Pra ti nuk ke lidhje me asnjë bandë?

Trejsi Sejdini: Unë nuk kam lidhje me asnjë person, që ka lidhje me bandë.

TAGS