Trembet Luana Vjollca, lëviz me truprojë nëpër Tiranë

Trembet Luana Vjollca, lëviz me truprojë nëpër Tiranë
Tash esht Koha

Luana Vjollca është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Moderatorja ia ka dalë të shndërrohet në një idhull për fansat e saj. E suksesshme në ekran, por edhe në muzikë, ajo duket se ka arritur maksimumin në karrierë. Por, duket se ka raste kur fama dhe adhurimi i tepërt sjell edhe probleme. Kështu ka ndodhur ditët e fundit edhe për bukuroshen e “Top Channel”. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësojë se që nga 15 shkurti deri më 20 maj, Luana është ndjekur nga një fans i saj i zjarrtë. 28-vjeçari A.M. nga Kosova e ka ndjekur pas moderatoren si në ambientet e punës në “Top Chanel”, ashtu edhe në shtëpinë e saj, në një nga komplekset e kryeqytetit. Burime për “Gazeta Shqiptare” bëjnë me dije se e gjendur në këto rrethana, e kërcënuar, prezantuesja është detyruar të paraqesë një padi pranë komisariatit numër 1 ditën e djeshme. Tashmë çështja ka kaluar në duart e uniformave blu. Por, duket se moderatorja është trembur nga kjo ndodhi aspak e këndshme dhe ka vendosur të marrë masa.



Ashtu siç shihet edhe në foto, Luana Vjollca tashmë lëviz me truprojë. Ditën e enjte ajo së bashku me motrën e saj, Marinën dhe familjarë të saj kanë qenë në shesh për të protestuar në tubimin e thirrur pas përdhunimit të 15-vjeçares. Në krah të prezantueses ka qenë edhe truproja, që e ka shoqëruar atë në çdo lëvizje që ka bërë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një fans i dashuruar me Luanën i krijon probleme. Edhe tri vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir L.. Kur fansi i është afruar, menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik.

Tash esht Koha
TAGS