Tri biseda të reja në Jutjub midis Janushevit dhe Janakieskit

Tri biseda të reja në Jutjub midis Janushevit dhe Janakieskit

Në tri biseda të reja të cilat sot u publikuan në kanalin Jutjub nga “Ripërtëritja e regjimit” dëgjohet se si bartësi i listës në njësinë e tretë zgjedhore nga VMRO-DPMNE, Igor Janushev me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dakordojnë shkyçjen e ashensorëve derisa qytetarët shkojnë për votim.

Në njërën prej bisedave dëgjohet si Janakieski e pyet Janushevin se sa është i kënaqur nga zgjedhjet ndërsa në një “bombë” tjetër dy bashkëbiseduesit dakordojnë shkyçjen e energjisë elektrike në disa vende të caktuara në kohë të caktuar. /MIA