Tri gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëjë secila femër pas moshës 40-vjeçare

Tri gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëjë secila femër pas moshës 40-vjeçare

Si ia kanë arritur që të jenë shtatholla, fytyrë të tendosur dhe të shkëlqyer, lëvizjet energjike?

Mirëpo kur femra kalon të dyzetat, metabolizmi ngadalësohet, më nuk është ashtu e lehtë të mbajë peshën ideale dhe të fle vetëm dy orë gjatë natës.

Shenjat e vërteta të gjithë kësaj fillojnë të shihen dhe është çasti i duhur që të bëni tri ndryshime rrënjësore.

Filloni me ushqimin – Ushqimi ndikon në çdo segment të jetës suaj, nga linja, shëndeti deri te dukja e lëkurës.

Për këtë nevojitet që racionet t’i pasuroni me proteina (10 – 35% në ditë të kalorive) nëse dëshironi që akoma të keni kujtesë të mirë.

Pastaj, ju janë të domosdoshme vitamina D (400 – 1000 IU) dhe kalcium (1000 mg në ditë) në mënyrë që të ruani shëndetin e eshtrave, si edhe fibra (21 deri 38 gramë në ditë), për metabolizëm të mirë.

Kur është fjala për lëkurë të bukur, kushti i parë dhe themelor është që të flini mjaftueshëm,  transmeton Telegrafi. Në atë mënyrë do t’i shmangni gropat dhe rrathët e këqij përreth syve, ngjyrën e hirtë dhe fytyrën e zbehur.

Është me rëndësi që lëkurën tuaj ta pastroni çdo ditë dhe ta kuroni me produkte të cilat i përshtaten lëkurës suaj.

Aktiviteti fizik është i pashmangshëm – pos që do të rinojë organizmin tuaj, ushtrimet ju garantojnë linjë të bukur, në cilën do decenie të jetës që të jeni!

TAGS