Tri ndeshje interesante zhvillohen në hapjen e javës së 23-të në Ipko Superligë

Tri ndeshje interesante zhvillohen në hapjen e javës së 23-të në Ipko Superligë

Elita e futbollit kosovar do të startojë sot me javën e 23-të në Ipko Superligë.

Tri ndeshje janë paraparë që të zhvillohen ditën e sotme, ku vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Podujevë.

Njëra nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, Llapi do të jetë nikoqir i Ballkanit në stadiumin Zahir Pajaziti.

Vendasit janë në kërkim të pikëve për të vazhduar luftën për titull, ndërsa në anën tjetër edhe të rikthyerit në Superligë, do të kërkojnë pikë pasi po mundohen t’i ikin barazhit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita në anën tjetër do të jetë nikoqir i Lirisë.

Liria i ka mposhtur dy herë gjilanasit dhe kjo është ndeshja ku kampionët në fuqi kërkojnë ‘hakmarrje’.

Prizrenasit të rrezikuar në fundin e renditjes synojnë t’i përsërisin dy ndeshjet e para për tu larguar me pikë nga Gjilani.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica dhe Ferizaj luajnë përballë njëra tjetrës.

Të dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë dhe kjo e bënë këtë ndeshje mjaftë interesante. /Telegrafi/

E shtunë – ora 16:00

Llapi – Ballkani
Drita – Liria
Drenica – Ferizaj

TAGS