Trofeu ‘Joan Gamper’, Barca zyrtarizon përballjen me Arsenalin

Trofeu ‘Joan Gamper’, Barca zyrtarizon përballjen me Arsenalin

14:57 |

Skuadra e Arsenalit do të jetë mysafire e Barcelonës më 4 gusht për të zhvilluar edicionin e 54-të ‘Joan Gamper’.

Ajo që ka qenë një sekret deri më tani është zbuluar.

Barcelona ka zgjedhur skuadrën e Arsenalit për të zhvilluar edicionin e 54-të të ‘Joan Gamper’, turne ky që mbahet për të nderuar legjendën e skuadrës katalane, shkruan lajmi.net.

I ngjajshëm

Kjo ndeshje do të luhet më 4 gusht në stadiumin ‘Camp Nou’, duke filluar nga ora 20:00.

Në këtë përballje, Arsenal do të kërkojë fitoren e parë në ‘Camp Nou’ në këtë shekull, pasi në tri udhëtimet e fundit në vitin 2010, 2011 dhe 2016, ka pësuar humbje./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

14:59 |

TAGS