Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes

Tronditet shkenca! Neurokirurgu konfirmon jetën pas vdekjes
Tash esht Koha

Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi.

Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.

Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të.

Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik.

I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme.

Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore.

Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve.

Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.

Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times në vitin 2009.

Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri.

Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:

1.  Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.

2. Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër.

Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël.

Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.

3. Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike.

Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush.

Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.

Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni.

Ju gjithmonë jeni të sigurt.

Ju nuk jeni vetëm.

Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt.

“Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje,” shprehet ai.

Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë,” vazhdon të thotë ai.

Tash esht Koha
TAGS