Tronditet Superliga/ Nesër nis kampionati, një lojtar rezulton pozitiv

Tronditet Superliga/ Nesër nis kampionati, një lojtar rezulton pozitiv

24 orë përpara startit, futbolli shqiptar merr një goditje të fortë. Një rast pozitiv me Covid-19 në Mallakastër, i cili përkon me një futbollist të Bylis, trondit jo pak ambientin në Ballsh por dhe futbollit në përgjithësi. Tamponët ishin kusht në çdo protokoll sanitar nga çdo federatë tjetër për rinisjen e sezonit, në çdo vend të Europës por dhe në vendet fqinjë si Kosova e Maqedonia, por në Shqipëri Federata dhe Qeveria e shpërfillën këtë kusht duke bërë që lojtarët të zbresin në fushë pa qenë të sigurt dhe të qetë.



Klubi i Bylis tashme është i detyruar të nënshtrohet i gjithi testeve ndaj Covid-19, për të mësuar 24 orë përpara startit nëse ndonjë lojtar tjetër apo pjesëtar të stafit janë infektuar me coronavirus. Në rast se futbollistë të tjerë nuk do të rezultojnë pozitiv me Covid-19 ndeshja kundër Tiranës, e para post Covid-19, do të zhvillohet normalisht. Sipas protokollit sanitar, i hartuar nga FSHF, vetëm lojtari i cili ka rezultuar pozitiv është i detyruar ti nënshtrohet karantinës.

TAGS