Tronditi qytetin me të shtëna, RENEA qëllon për vdekje 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Tronditi qytetin me të shtëna, RENEA qëllon për vdekje 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku 71-vjeçari Lefter Zhirdu ka hapur zjarr ndaj uniformave blu dhe ka plagosur dy persona.



Pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari, RENEA ka ndërhyrë dhe ka ekzekutuar të moshuarin duke përfunduar kështu me fatalitet ngjarja e sotme.

Raportohet se ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se është shpërthyer dera e banesës së të moshuarit Zhidru.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses. Mësohet se Lefter Zhidru ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kujtojmë  se gjithçka nisi pas një sherri mes 71-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij, e cila njoftoi policinë. Me ndërhyrjen e policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit, ndërsa mbetën të plagosur dy kalimtarë të rastit, Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.