Trump ka shprehur shqetësim për shkak të zhdukjes së gazetarit saudit Khashoggi

Trump ka shprehur shqetësim për shkak të zhdukjes së gazetarit saudit Khashoggi

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësim për shkak të zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili për herë të fundit është parë më 2 tetor gjatë hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raporton AA.

“Jam i shqetësuar. Shpresoj se kjo disi të zgjidhet. Momentalisht askush asgjë nuk di, por disa tregime shumë të këqija qarkullojnë rreth e rrotull. Nuk më pëlqen kjo”, tha Trump para gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Paralelisht me këtë, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje autoriteteve të Arabisë Saudite të mbështesin një hetim të gjerë mbi këtë rast.

“Siç tha presidenti Trump, jemi të shqetësuar për shkak të zhdukjes së gazetarit. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit përmes kanaleve diplomatike kanë biseduar me zyrtarët e Arabisë Saudite”, tha Pompeo.

Më parë, senatori republikan Lindsay Graham gjithashtu tha se Rijadi zyrtar duhej të jep përgjigje të sinqerta, ndërsa ngjashëm u porosit edhe nga kolegët e tij të Senatit Bob Corker dhe Ben Cardin.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai njihet si kritik i politikës që ndjek pushteti aktual i Arabisë Saudite.

Një hetim mbi zhdukjen e tij është nisur në Turqi, ndërsa gazetari i Reuters-it më herët raportoi se Khashoggi u vra në konsullatë pasi kaloi disa ditë si i burgosur. I njëjti pretendim është bërë nga Shoqata e Medias Turke dhe Arabe, të cilat ata pretendojnë të kenë dëshmi.

Konsulli i Arabisë Saudite publikoi një mesazh në Twitter dje duke hedhur poshtë akuzat për vrasjen e gazetarëve në kompleksin konsullor.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan më herët tha se konsullata saudite në Stamboll duhet të dëshmojë nëse gazetari Jamal Khashoggi ka dalë nga ndërtesa apo jo.