Trump: Nuk ka viktima amerikane nga sulmet e Iranit

Trump: Nuk ka viktima amerikane nga sulmet e Iranit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump u është adresuar popullit amerikan, për herë të parë pas sulmeve të mbrëmshme raketore iraniane kundër bazave ushtarake në Irak, ku janë të stacionuara trupat amerikane.

Trump tha se përderisa ai është president, Irani kurrë nuk do të ketë armë bërthamore.

“Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë armë bërthamore”, tha Trump.

Ai po ashtu tha se ka pasur dëme materiale në bazat ushtarake të goditura nga raketat iraniane, por jo edhe viktima apo të plagosur në radhët e amerikanëve.

“Nuk kemi pësuar viktima. Të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt dhe vetëm dëme minimale u shkaktuan në bazat tona ushtarake”, tha tutje Trump, transmeton lajmi.net.

“Forcat amerikane janë të përgatitura për të gjithë. Nuk ka jetë të humbura për shkak të sistemit të hershëm të paralajmërimit i cili punon shumë mirë”, u shpreh ai

Trump ka akuzuar Qasem Soleimanin, komandant i përgjithshëm i forcave Kuds iraniane, se është përgjegjës për veprimet e tij, sulmet terroriste kundër popullsisë së pafajshme civile, duke vrarë mijëra trupa përmes bombave të vendosura. /Lajmi.net/