Trump paralajmëron tjetër urdhër, ja si përgjigjet bota e modës/Foto

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron se do të lëshojë një tjetër urdhër ekzekutiv për të ndaluar qytetarët e disa vendeve me shumicë myslimane që të udhëtojnë drejt SHBA.
Përpjekja e parë e tij dështoi pasi urdhri u pezullua nga gjykatat.

Por Trump u tha gazetarëve në bordin e “Air Force One” se një tjetër urdhër i ri do të lëshohet në fillim të javës që vjen.

Vendimi i tij vjen pasi një gjykatë apeli në San Françisko mbajti në fuqi një vendim për të pezulluar urdhrin e parë.

Ndërkohë, Java e Modës në Nju Jork u kthye në një aktivitet politik, pasi sfilata e Calvin Klein përmbante mesazhe kundër Donald Trump.

Gjatë sfilatës, dizajnerët dhanë mesazhe politike, ndërsa kënga në sfond ishte “This is Not America” e David Bowie.

Një dizajnere meksikane kishte veshur mbathje ku lexohej: “Të q… murin tënd”.

Modelet kishin bluza ku lexohej: “Të gjithë jemi qenie njerëzore”.

Po ashtu në krah kishin fiongot e unitetit.

Mesazhe u dhanë edhe për planifikimin familjar, në kohën kur është paralajmëruar se administrata e re është kundër aborteve.