Tuna me dedikim të veçantë për djalin në kopertinën e albumit të ri: Tian, hap të gjitha portat e shpirtit tim

Tuna me dedikim të veçantë për djalin në kopertinën e albumit të ri: Tian, hap të gjitha portat e shpirtit tim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka promovuar së fundmi albumin e saj më të ri me titull “Fortuna”.

Ky album i cili në thelb përmban shtatë këngë të reja, të punuar me kompozitorë të përzgjedhur, ka edhe një kopertinë mjaft të veçantë.

Në pjesën e përparme të tij, artistja shqiptare shfaqet në një pozë artistike, ndërsa duket ndryshe në një ansambël ngjyrash.

Kopertina e albumit të ri “Fortuna” nga Tuna (Foto: Tuna Sejdi/Instagram)

Më e veçantë është ana e tjetër albumit, në të cilin këngëtarja ka bërë një dedikim të veçantë për djalin e saj të vogël, Tianin.

Lexo po ashtu:

“Tian, hap të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, është dedikimi që Tuna i ka bërë më të dashurit të tij në këtë album.

Tuna me dedikim të veçantë për djalin e saj, Tianin, në albumin e ri “Fortuna” (Foto: Yll Limani/InstaStory)

Përndryshe, këngëtarja bëri promovimin e albumit të saj në një koncert recital të mbajtur në sallën e vogël të Filarmonisë së Shkupit.

Ajo interpretoi ‘live’ të gjitha këngët e albumit të ri, ndërsa u prit me ovacione të shumta nga të pranishmit. /Telegrafi/

TAGS