Tuna për albumin e saj të ri “Fortuna”: Është kurë për zemrën e secilit që dashuroi të paktën një herë

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, ditë më parë ka promovuar albumin e saj më të ri me titull “Fortuna”.

Promovimin e bëri përmes një koncerti recital të mbajtur në Filarmoninë e Shkupit, ku ka interpretuar ndër të tjerash ‘live’ të gjitha këngët e albumit të saj më të ri.

Këngëtarja thotë se po vazhdon ende të shijojë suksesin e këtij projekti, për të cilin shprehet se është një nga më të rëndësishmit në jetën e saj.

Lexo po ashtu:

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga promovimi, ku shihej edhe duke dhënë me autografe albume për të pranishmit.

“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura”, ka shkruar këngëtarja shkupjane në Instagram.

Përndryshe, albumi “Fortuna” gjendet në të gjitha platformat ‘online’ si dhe CD. /Telegrafi/

TAGS