Turistët italianë surprizohen nga gjesti i policisë shqiptare

Turistët italianë surprizohen nga gjesti i policisë shqiptare

Një çift turistësh të huaj janë surprizuar paraditen e sotme në Shqipëri.

Teksa ishin në udhëtim makina e tyre ka pësuar defekt.

Një patrullë e policisë u ka ardhur në ndihmë.

Policia ka shkuar dhe ka blerë vajin e përshtatshëm dhe më pas janë kthyer tek makina e turistëve të cilën e rregulluan.

Patrulla e policisë në Fier e përbërë nga efektivët: Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci, Enkel Arapi.

Kjo patrullë u ka ardhur në ndihmë një çifti turistësh nga Italia të cilët kishin pësuar probleme me automjetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e re të Baypassit të Fierit.