Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Klubit diplomatik, sot për të 22-tën herë me radhë do të mbahet Turne diplomatike në tenis, që tradicionalisht mbahet me rastin e festës shtetërore “11 Tetori”.
Sivjet, turneu do të organizohet me mbështetje të Ambasadës së Francës dhe Institutit francez në Shkup, në nder të shënimit të 25-vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Franceze dhe Republika e Maqedonisë.
Në turne do të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik dhe konsullor në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si dhe të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
[embedded content]