U akuzua për plagjiaturë, gjykata merr vendim për Shakirën

U akuzua për plagjiaturë, gjykata merr vendim për Shakirën
18:29 | 16 Maj 2019

Gjykata spanjolla shfajëson Shakirën për plagjiaturë të këngës “LA Bicicleta”.

Këngëtari kuban, Livam, pretendonte se ylli kolumbian i muzikës pop kopjoi një pjesë të një prej këngëve të tij, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Një gjykatë spanjolle shpalli të pafajshëm pop-yllin e Kolumbisë, Shakirën dhe Carlos Vives, të cilët u akuzuan për plagjiaturë të këngës “La Bicicleta”, me të cilën morën edhe çmim “Grammy”.

Liván Rafael Castellanos, një këngëtar kuban i njohur si Livam, kishte pohuar se një pjesë e melodisë dhe tekstit nga kënga e tij “Yo te queiro tanto (Unë të dua shumë), është kopjuar nga dyshja.

“Nuk ka plagjiaturë siç pretendon paditësi në këtë padi,” thuhet në vendimin e gjykatvs, të enjten.

Në vitin 2017, kompania muzikore “MDRB” paraqiti ankesë në gjykatë në emër të Livam, ndërsa në mars të vitit 2019. Shakira i tha gjykatës se këngën e Livam nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, njësoj tha edhe Vives, 57 vjeç.

“La Bicicleta” ishte shpërblyer me dy çmime “Grammy” në vitin 2016, përfshirë edhe atë për këngën e vitit.

Gjykata vendosi se shprehjet “Të ëndërroj dhe të dua shumë”, të cilat i përdorën Shakira dhe Vives në këngë, përdoren në shumë prej këngëve dhe teksteve në histori, kurse melodia dhe ritmi ishin të ndryshme në të dyja këngët.

Shakira do të paraqitet përsëri në gjykatë në qeshor, kësaj radhe me akuzën që nuk paguan taksat në Spanjë.

Shakira është një prej yjeve më të mëdhenj nga Amerika Latine, duke numëruar shumë hite. /Lajmi.net/

TAGS