U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes, Gjykata lë në arrest shtëpie futbollistin Klodian Duro

U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes, Gjykata lë në arrest shtëpie futbollistin Klodian Duro

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare Klodian Duro duke vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Futbollisti Duro u arrestua tre ditë më parë pasi kishte thyer urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes duke shkuar në banesën e saj.





Ish-bashkëshortja e futbollistit e akuzoi atë për dhunë fizike si dhe psikologjike.  Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.

“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij por nuk e ka takuar.

TAGS