U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Margjeka: Më goditën se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit

U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Margjeka: Më goditën se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes së Durrësit

Gjyqytarja e pezulluar nga detyra, Mimoza Margjeka ka sot seancën në Apelin e Gjykatës së Posaçme teksa ka akuzuar SPAK-n drejtpëdrejt.



Gazetarja Klodiana Lala raporton se ajo po goditetet politikisht për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

Ajo u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

”Të nxjerrin një foni. Janë fjalë propagandistike. Dhe jam e çuditur. Kanë goditur reputacionin tim. Dyshoj që është tendencë. Nëse dikujt i del diçka. E dini mirë çfarë kam dhënë.

Është nul kam thënë, nuk ishin zgjedhje ato. E vetmja gjyqtare që nuk i kam dhënë një kryebashkiakeje mandatin. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.”- tha Mimoza Margjeka.