U godit me çekan nga bashkëshortja, daja i Adelina Tahirit përfundoi në spital, kunati: Ja si është e vërteta

U godit me çekan nga bashkëshortja, daja i Adelina Tahirit përfundoi në spital, kunati: Ja si është e vërteta

Lajmi se daja i këngetares së njohur Adelina Tahiri u dhunua më çekan nga bashkëshortja e tij, bëri xhiron e mediave. Lajmi u konfirmua dhe nga vetë këngëtarja, pasi kjo e fundit postoi një foto të dajës nga spitali, pronar i TV ERA në Maqedoni, Abdulla Mehmetaj. Një tjetër version ka dalë për ngjarjen në fjalë.





Ka qënë kunati I Abdulla Mehmetaj I cili ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj motrës së tij, Arlinda Mehmetaj. Sipas tij Arlinda nuk e ka goditur burrin e saj, ndërsa shton se ajo është dhunuar disa herë fizikisht dhe psikologjikisht nga biznesmeni. Vëllai i Arlindës ka treguar se çifti po kanë probleme martesore prej 20 vitesh.

Ndërkohë, vet Ahmetaj ka thënë se është pikërisht bashkëshortja e tij ajo e cila e ka sulmuar me çekan, për arsye se ka dashur t’ia marrë pasurinë.

Reagimi i plotë:

Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ikë te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës.

TAGS