U hap Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

U hap Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Me shfaqjen “Sfinga e gjallë” të interpretuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës mbrëmë në Tetovë zyrtarisht u hap Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë.

Të pranishmit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij theksoi se realizimi i festivalit teatror e pasuroi jetën kulturore të qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës së saj.

“Kultivimi i këtij festivali dhe investimi në zhvillimin e tij janë një mundësi për ta ndjekur aktivitetin dhe veprimtarinë krijuese të shumë grupeve teatrore. Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili paraqet një impuls krijues në fushën e krijimtarisë teatrore në Tetovë, e jep mbështetjen e vet për realizimin e tij”, tha ministri Ismaili.

Në fund, ministri i Kulturës në fjalimin e tij i përshëndeti përpjekjet e ekipit që e realizon festivalin duke uruar edhe për një edicion të suksesshëm.