Në praninë e mysafirëve dhe artdashësve të shumtë, mbrëmë në Galerinë Kombëtare, objekti Çifte Hamam, u hap ekspozita “Atelie – gëzimi i të pikturuarit”, me të cilën piktori i shquar, Rubens Korubin, mbrëmë shënoi dy përvjetorë të rëndësishëm, 70 vjet jetë dhe 45 vjet nga diplomimi në Akademinë e Arteve në Beograd.
Para të pranishmëve mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se Korubin me shprehjen e tij unike dhe të jashtëzakonshme artistike ka lënë gjurmë në artin bashkëkohor maqedonas, por edhe në promovimin dhe afirmimin e tij në korniza ndërkombëtare, ndërsa interesimi për krijimtarinë e tij është konfirmim që sfida e dialogut me veprat e tij vazhdon.
“Artdashësit, pas një periudhe të gjatë kohore, takohen përsëri me krijimtarinë e autorit, veprat e të cilit të krijuara përmes shkrimit të tij individual të piktorit nga një këndvështrim bashkëkohor, janë konfirmim i veçantisë së krijimtarisë së tij, për periudhën në të cilën krijon dhe në të cilën mund të themi në mënyrë simbolike se gërshetohen e kaluara dhe e ardhmja”, tha ministri i Kulturës Ismaili.
Ai shtoi se Ministria e Kulturës, përmes institucioneve të saj, edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i mbështesë ekspozitat e tilla, të cilat padyshim që janë një kontribut i madh për prezantimin e vlerave të larta të krijuara në artin dhe kulturën e kohës sonë.
Me respekt,
Ministria e Kulturës