U hodh në gjyq nga “Top Channel”, reagon aktorja e njohur: Më falsifikuan firmën

U hodh në gjyq nga “Top Channel”, reagon aktorja e njohur: Më falsifikuan firmën

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha u hodh në gjyp nga `Top Channel´ , pasi u akuzua se kishte shkelur kontratën dhe kishte nxjerrë sekrete artistike.





E ftuar në emisionin “ThumbOn”, aktorja e humorit tregoi se marrëdhëniet me `Top Channel´ I kishte mbyllur që në vitin 2018, teksa shton se nuk e priste që ta hidhnin në gjyq.

Disha shpreh se i kanë falsifikuar firmën në një kontratë.

“Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca. Mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di. Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmja është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Delindën sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018.

Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbyllur marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai show humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar më vjen kërkesë padia.

Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrijë deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prape”, ka treguar Delinda.

TAGS