U kthye nga Italia pak ditë më parë, Olsi Bylyku thyen masat e marra ndaj koronavirusit, policia ndalon aktorin e humorit

U kthye nga Italia pak ditë më parë, Olsi Bylyku thyen masat e marra ndaj koronavirusit, policia ndalon aktorin e humorit

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku është ndaluar nga uniformat blu ditën e sotme pasi ka shkelur masat e marra ndaj koronavirusit.





Bylyku kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia dhe sipas rregullave duhet të qëndronte i izoluar për 14 ditë në shtëpi, mirëpi Olsi e ka ‘shkelur’ këtë rregull. Aktori u ndalua paraditen e sotme në një nga postblloqet në kryeqytet dhe pasi u konstatua se nuk kishte marrë autorizim për të lëvizur me makinë është shoqëruar nga policia deri në shtëpi.

Kujtojmë se qeveria ka vendosur që personat të cilët nuk respektojnë rregullat si vetëizolimi në shtëpi do të gjobiten me 5 mijë euro.

TAGS