U martuan në fshehtësi/ Zbulohet arsyeja e dasmës së Kleas dhe Elgitit në Marok

U martuan në fshehtësi/ Zbulohet arsyeja e dasmës së Kleas dhe Elgitit në Marok

Disa ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda dhanë lajmin se ishin martuar, lajm ky i cili na befasoi të gjithëve, pasi dyshja kishte organizuar çdo detaj në fshehtësi.





Dyshja e njohur për publikun, u martuan në Marok larg miqve dhe publikut. “Panorama plus” shkruan se arsyeja pse çifti zgjodhi të martohet larg Shqipërisë dhe në fshehtësi, është frika e Kleas nga syri I keq.

Këtë Klea e përmend dhe në një ndër postimet në “Instagram”, ku krahas fotos shkruan dhe një dedikim për Elgitin.

“Që e vogël kam ëndërruar për ty! Që e vogël doja dikë si ti kur të isha e madhe. Kemi kaluar ditë të mira e jo të mira, por gjithmonë të kam pasur pranë e kam qenë pranë teje. Në të mirë e në të keq. Kur flas për ne, edhe ndonjë lot gëzimi m’i njom faqet. Të dashuroj bashkëshorti im! Zoti na bekoftë dhe syri i keq mos na paftë!”

Kujtojmë se dyshja është në pritje të fëmijës së parë.

TAGS