U ndalua nga policia pas kthimit nga Italia, reagon Olsi Bylyku

U ndalua nga policia pas kthimit nga Italia, reagon Olsi Bylyku

Aktori i dashur i humorit, Olsi Bylyku ka reaguar menjëherë pas ndalimit nga policia, pasi nuk zbatoi vendimin e qeverisë për t’u vetëizoluar 14 ditë, meqënëse ishte kthyer nga një ndër shtetet e prekur nga virusi vdekjeprurës .





Përmes një postimi në “Instagram”, Olsi shkruan se dhe ai duhet të shkonte në punë si çdo person tjetër teksa shton se kishte siguruar lejen e qarkullimit që u konfirmua edhe nga policia.

Ndërsa, përsa i përket vetëkarantinimit, Olsi shkruan se ka kryer kontrolle të vazhdueshme me një nga mjekët e Infektivit për të qënë i sigurtë.

Postimi i plotë:

“E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqërohet për në burg” “Na jep mend në Instagram dhe vet del xhiro” Hej ZOT na fal , mjafto 1 foto & 1 shkrim edhe të gjykojnë të gjithë! O njerëz jam me rrogë njësoj si ty që punon në call center, njësoj si ty që punon në fabrikë, njësoj si ty që punon në supermarket apo çdo njeri tjetër që më shkruan “si tja bëjmë ne të tjerët të rrimë në shtepi kur jemi në punë”.

Që nga dita që jam kthyer në Tiranë, jam vetkarantinuar pa pasur kontakt me familjen dhe njërzit e mi të dashur gjithashtu kontrolle të vazhdueshme me një nga mjekët e Infektivit për të qenë i sigurt pasi iu tregova që më duhet të paraqitem domosdoshmerisht në punë dhe nuk dua të rrezikoj njerëzit që unë punoj…kontrolli sot i Policisë ishte 1 kontroll për të verifikuar nëse makina ime kishte leje për të qarkulluar dhe leja ishte ok, me targë të dërguar në polici nga institucioni ku unë punoj. Pjesa që unë po thyeja rregullin e izolimit pasi sipas rregullave kur kthehesh nga shteti italian unë duhet të isha për 14 ditë i izoluarë, edhe pse çdo rezultat është negativ isha akoma i rrezikuar dhe nuk duhet të shkoja në punë. Keshtu që e falenderoj Policinë e Shtetit pasi kjo ishte mënyra më e mirë që këto ditë mos jem i detyruar të shkoj në punë derisa çdo gjë të normalizohet, dhe jam i lehtësuar që të paktën u dëgjua zëri i shtetit për këtë problem! Përqafime ”– shkruan Olsi krah fotos së lejes.

TAGS