U përfol për një lidhje me biznesmenin e pasur/ Reagon ish-miss Kosova, ja e vërteta

U përfol për një lidhje me biznesmenin e pasur/ Reagon ish-miss Kosova, ja e vërteta

Lidhja mes ish-miss Kosovës, Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian ishte në qëndër të vëmendjes ditën e sotme. Biznesmeni, 23 vite më i madh se ish-missi, zotëronte një rrjet hotelesh në mbarë botën.





Një orë më parë, Agnesa ka reaguar përmes një statusi në `Instagram´, ku sqaron se si është raporti i saj me biznesmenin indian.

Vuthaj ka hedhur poshtë lajmin se mes saj dhe miliarderit ka një lidhje dashurie, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij.

“Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte.

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres.

Nuk kam rënë preh e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17-vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie pre e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompensim të mospublikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kurorën e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh, por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.

Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekësit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor”- shkruan ajo dhe pjesën tjetër të statusin e plotëson me foto.

TAGS