U përfol për një lidhje me Florin, Fifi zbulon të vërtetën njëherë e mirë

U përfol për një lidhje me Florin, Fifi zbulon të vërtetën njëherë e mirë

Këngëtari dhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi është përfolur kohë më parë se është në lidhje me këngëtaren e dashur për publikun Fifin.





Deri më tani, asnjëri nga personat në fjalë nuk ka dhënë një konfirmim apo përgënjeshtrim në media, por se si qëndron e vërteta, Fifi ka vendosur të tregojë në emisionin “3shat”.

Këngëtarja u shpreh se është single, madje e nënvizoi kur tha se është “super mega fucking single”.

Fifi shtoi se ende nuk ka gjetur personin e duhur që ta meritojë.

TAGS