U përfolën se ishin ndarë/ Oriola Marashi rikthehet me Eros Grezdën

U përfolën se ishin ndarë/ Oriola Marashi rikthehet me Eros Grezdën

Prej disa ditësh lajmi se Oriola dhe Erosi ishin ndarë u bë kryefjala e mediave rozë. Modelja u rikthye në Shqipëri pasi e kaloi karantinën në Kroaci pranë tij dhe menjëherë nisi të pushojë në jug të vendit. Mediat shkruajtën se çifti kishte larguar nga rrjetet sociale njëri-tjetrin pas konflikteve për xhelozi. Por duket se kjo dyshe ia ka dal të sheshojë problemet mes tyre dhe të vijojnë historinë e dashurisë së nisur në fillim të këtij viti.



Në një nga fotot e postuara në rrjetet sociale, modelja ka marrë edhe komentin e partnerit të tij. “Fuego fugo” ka komentuar futbollisti nëq krah të fotos së modeles me bikini. E pas komentit Oriola ka publikuar dhe një foto teksa shihet në avion, duke fluturuar. Pas disa ditësh dielë dhe relaks buzë detit, Oriola ka vendosur të kthehet në Kroaci, ku e pret partneri saj.  Mesa duket problemet dhe xhelozitë tashmë i përkasin të shkuarës dhe dyshja vijon të ketë ditë të mbushura me dashuri

TAGS