U raportua se ka humbur në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur me tifozin anglez

U raportua se ka humbur në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur me tifozin anglez
11:00 | 18 Nentor 2019

Tifozët e shumtë që erdhën nga Anglia në Kosovë për ta përcjellur ndeshjen e mbrëmshme ishin të mahnitur me pritjen që iu bë në Prishtinë.

Por jo të gjithë kaluan çaste të mira. Një tifoz i West Brom i quajtur Tom Blundell kishte humbur pasi përfundoi takimi.

Blundell ishte i dehur dhe ishte ndarë nga grupi i tifozëve, duke humbur kësisoj rrugën në Kosovë, raportonin mediet vendore, përcjell lajmi.net.

Por duket se ai është gjetur shëndosh dhe sigurt në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është konfirmuar nga një faqe e tifozëve anglezë në Twitter.


Kosova u mund mbrëmë 4:0 nga ‘Tre Luanët’, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020. /Lajmi.net/ 

TAGS