U raportua se kishte humbur në Kosovë, zbulohet se ku u gjet tifozi anglez

Tifozët e shumtë që erdhën nga Anglia në Kosovë për ta përcjellur ndeshjen e mbrëmshme ishin të mahnitur me pritjen që iu bë në Prishtinë.

Por jo të gjithë kaluan çaste të mira. Një tifoz i West Brom i quajtur Tom Blundell kishte humbur pasi përfundoi takimi.

Blundell ishte i dehur dhe ishte ndarë nga grupi i tifozëve, duke humbur kësisoj rrugën në Kosovë, raportonin mediet vendore.

Por duket se ai është gjetur shëndosh dhe sigurt në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo është konfirmuar nga një faqe e tifozëve anglezë në Twitter.

MEDIAL.mk