U vetëflijua bashkë me të bijën, Zhaneta Josifi kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

U vetëflijua bashkë me të bijën, Zhaneta Josifi kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetëflijua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen kishte punuar disa vite më parë pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri shqiptar.



Kështu bëjnë me dije burimet teksa thonë se dhe aktualisht para se të ngujohej me gjithë vajzat në shtëpi, Zhaneta që të gjithë i thërrisnin Neta vazhdonte të punonte si pastruese për të siguruar jetesën.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura. Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.