Udhëtimi te Leverkusen, Sarri lë jashtë yllin e skuadrës

Udhëtimi te Leverkusen, Sarri lë jashtë yllin e skuadrës
18:45 | 10 Dhjetor 2019

Juventus udhëton për në Gjermani për ndeshjen e fundit në grupe të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen pa Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey dhe Douglas Costa.

Ndeshja e cila luhet të mërkurën nuk është e ndonjë rëndësie të veçantë për Biancoeri, që kanë siguruar vendin e parë.

Me këtë në mendje, De Ligt është lënë në shtëpi së bashku me të dëmtuarit Ramsey, Douglas Costa, Giorgio Chiellini, Sami Khedira dhe Rodrigo Bentancur, përcjell lajmi.net.

Emre Can nuk është regjistruar në skuadrën e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Juventusit për Bayer Leverkusen: Szczesny, De Sciglio, Pjanic, Ronaldo, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Pinsoglio, Bernardeschi, Muratore, Portanova, Gozziweru. /Lajmi.net/ 

TAGS