Udinese konsideron Gattuson – Tudor afër shkarkimit

Udinese konsideron Gattuson – Tudor afër shkarkimit
22:32 | 31 Tetor 2019

Gennaro Gattuso mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese.

Udinese janë afër që të shkarkojnë trajnerin Igor Tudor, pas disfatave të pësuara në ndeshjet kundër Atalanta dhe Romës.

Tudor morri drejtimin e skuadrës së Udinese në prillin e vitit 2018, dhe u largua vetëm 2 muaj më vonë, për tu rikthyer përsëri në muajin mars të këtij viti.

Por, pasi ka pësuar 11 gola në dy ndeshje, klubi po shqyrton mundësinë që ta largojë dhe të shohin për situatën e ish trajnerit të Milan, Gennaro Gattuso, si opsion për ta zëvendësuar.

Një nga emrat tjerë që shihet si opsion për ta udhëhequr skuadrën e Udinese është edhe ai i Massimo Carrera. /Lajmi.net/

TAGS