UEFA dënon Francën për incidentin me himnin e Shqipërisë

UEFA dënon Francën për incidentin me himnin e Shqipërisë
20:03 | 14 Shtator 2019

Kombëtarja e Francës nuk ka shpëtuar pa një dënim nga UEFA, pas ‘talljes’ me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në ‘Stade de France’ të Francës, ndeshja Francë – Shqipëri u nis me shtatë minuta vonesë, pasi gjatë intonimit të himneve, nuk dëgjohej ai i Shqipërisë.

Francezët lëshuan himnin e Andorrës në vend të atij të Shqipërisë, duke bërë që lojtarët ‘Kuqezi’ të mos fillojnë takimin.

Lidhur me këtë incident, ‘L’Equipe’ shkruan se francezët janë dënuar me 100 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Media franceze bën të ditur se ky dënim do të bëhet publik më 17 tetor, kurse ekziston edhe mundësia për pezullim të fushës. /Lajmi.net/

TAGS