UEFA zgjat merkaton deri më 5 tetor, ndryshojnë rregullat e Fair-Play Financiar

UEFA zgjat merkaton deri më 5 tetor, ndryshojnë rregullat e Fair-Play Financiar

Është zyrtare, merkato e verës do të zgjatet deri më 5 tetor.



Kështu, UEFA ka zyrtarizuar zgjatjen në kohë të merkatos së verës dhe deri në këtë datë skuadrat kanë kohë për të bërë trasnferime. Ndërkaq, më 6 tetor do të jetë afati i fundit për federimin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit janë ndryshuar edhe rregullat mbi Fair-Play Financiar. Për shkak të këtij viti të vështirë si pasojë e pandemisë, vlerësimi i buxheteve të klubeve do të shtyhet me një vit.

Këto ndryshime janë të përkohshme dhe gjithçka do të kthehet në normalitet, duke nisur nga sezoni 2021/2022.

 

TAGS