UFC zbulon kundërshtarin e ardhshëm të McGregor

UFC zbulon kundërshtarin e ardhshëm të McGregor
22:01 | 12 Tetor 2019

UFC ka zbuluar kundërshtarin e ardhshëm të Conor McGregor.

McGrego nuk ka luftuar në oktogon që kur u mposht nga Khabib Nurmagomedov, gjatë tetorit të vitit të kaluar, por ai është gati për rikthimin.

Në rikthimin e tij të madh, duket se irlandezi do të ketë përballë tij Justin Gaethje, bën të ditur ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Gaethje në duelin e tij të fundit arriti të mposhte Donald Cerrone dhe është shprehur mëse i gatshëm për një duel me luftëtarin irlandez.

McGregor është i vendosur të marr një revansh me Nurmagomedov, por duhet plotësuar normën për tu futur në garë për titullin. /Lajmi.net/

TAGS