Uji çështje e kryer. Teuta Arifi përuron rrjetin e ujësjellësit

Teuta Arifi bashkë më ekipin qeveritarë sot kanë përuruar përfundimin e rrjetit të ujësjellësit të Tetovës. Të pranishëm ishin zv/Kryeministri Halili, Ministrat Ahmeti dhe Zeqiri si dhe dy ish ministrat parapak të ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Abdilaqim Ademi dhe Nurhan Izairi.

Kryetarja Arifi para përfaqësuesve të mediave theksoi: Storja 20 vjecare e ujit të pijshëm ne Tetovë sot merr fund. Sot ne shënuam përfundimin e 8.5 kilometrave të rrjetit të ujësjellësit, që ishin stërgjatur pafundësisht, dhe si rezultat i këtij fakti qytetarët e Tetovës kishin probleme me ujin e pijshëm që është e drejtë bazike e çdo qytetari. Me përfundimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me rrumbullaksimin e punimeve në filterstacion, përfundimisht kjo çështje mbyllet.
Arifi gjithashtu falenderoi angazhimin e dy ministrave paraprak të ekologjisë dhe atë aktual.
Ndryshe vlen të theksohet që premtimi i ujit të pijshëm ishte premtimi kryesorë parazgjedhorë i Teuta Arifit.